Gjergj Vyshka 29.01.2017 07:05
Serena Uilliams ka mundur 2-0, 6-4, 6-4, motrën e vet Venus në finalen e Australian Open, duke triumfuar për herë të 7-të në Melburn dhe duke fituar trofeun e 23-të në një turne të “Grend Slem”-ve (turneve madhorë), një rekord ky i gjithë kohërave.
Me këtë sukses, Serena kalon gjermanen Stefi Graf, duke u bërë numri 1 në historinë e tenisit që kur ky është bërë profesionist, në vitin 1968. Serena triumfoi në Australi duke mos humbur asnjë set gjatë gjithë turneut.
Për herë të fundit, këtë e kishte arritur Maria Sharapova në vitin 2008. Mbresëlënës është edhe fakti se Serena ka fituar 10 turne madhorë në “Grend Slem”-e pasi ka mbushur 30 vjeç, një rekord i rrallë ky.
Kjo sepse shumë pak teniste kanë fituar turne pas moshës 30 vjeçe dhe ato kanë qebë Margaret Kort (3), Martina Navratilova (2), Kris Evert (2), Billi Xhiin King (2), En Xhons (1), Li Na (1), Flavia Peneta (1) dhe Virxhinia Uejd (1).
“Është motra ime ajo që më ka nxitur, sepse pa të nuk do të ekzistoja dhe nuk do të isha këtu”, – ky është dedikimi i Serenës për Venusin, pasi ka triumfuar ndaj saj në “Australian Open”.