AlbanianSport.com 07.06.2015 13:20
ASNN – Numri një i botës, Serena Uilliams, ia doli të mposhtte çeken, Luçie Safarova, me rezultatin 2-1, në sete 6-3 6-7(2) 6-2, për të fituar Turneun e Hapur Francez “Roland Garos” të shtunën, trofeun e saj të 20-të madhor (“grand slam”).
Amerikania, e cila e braktisi stërvitjen të premten për shkak se ankohej për grip, nisi me epërsinë 6-3 në setin e parë dhe 4-1 në të dytin, por, papritmas, loja e saj u dobësua ndërsa e 13-ta në botë, Safarova, nisi t’i afrohej.
Por Uilliams riktheu epërsinë e saj setin e tretë, dhe fitoi, duke e bëri të vetin trofeun e madh për të tretën herë, pas 2002-shit dhe 2013-tës, shkruajnë. Tani ajo zë vendin e tretë si tenistja më e mirë e të gjitha kohërave pas australianes Margaret Kurtit (24 trofe) dhe gjermanes Stefi Graf (22 trofe).