Tenis / “Sër Endi” Mërrej ul siparin e karrierës në moshën 31-vjeçare

Share Button

AlbanianSport.com 11/01/2019 11:05

ASNN – Turneu i Hapur i Australisë do të jetë i fundit në karrierën e Endi Mërrejit. Një të tillë e ka bërë të ditur në Melbërn vetë tenisti 31-vjeçar. Një nga të ashtuquajturit “4 të Mëdhenjtë”, së bashku me Federerin, Gjokoviçin dhe Nadalin, të cilët kanë dominuar lojën për vite, Endi Mërrej ka zbritur tanimë në vendin e 230-të të renditjes botërore. I përlotur dhe i prekur, Andi Mërrej, njoftoi të premten se do të tërhiqej këtë vit nga tenisi i luajtur, për shkak të dhimbjeve të forta nga një dëmtim në ije, duke deklaruar se Turne i Hapur i Australisë, “Australian Open 2019”, që nis javën e ardhshme mund të jetë turneu i fundit i një karriere të shkëlqyeshme.

Ish numri 1 i botës dhe fituesi i 3 turneve madhorë, “Grend Slemeve”,  në botë, një dhe tre herë, u prek gjatë një konference shtypi në Melbërn, teksa zbuloi se dhimbja ishte bërë pothuajse e padurueshme. “Unë mund të luaj me kufizime, por dhimbjet nuk më lejojnë të shijoj konkurrim apo trajnim”, – pohoi skocezi i emocionuar. 31-vjeçari i mbiquajtur me përkëdheli “Sër Endi”, tha se do të dëshironte ta mbyllte në turneun e “Uimbëlldonit”, por e pranoi se ai nuk mund të rezistonte deri atëherë. Ai do të mbahet mend si britaniku i parë që fitoi “Uimbëlldonin” pas 77 vjetësh dhe si një lojtar i cili luftoi për të dalë në krye.

Edhe pse në një epokë të artë përballë rivalëve historikë si Rozher Federeri, Novak Gjokoviçi dhe Rafael Nadali. “Uimbëlldoni është vendi ku unë do të doja ta mbyllja së luajturi, por nuk jam i sigurt se jam në gjendje ta bëj këtë, – tha ai. – Kam qenë duke luftuar për një kohë të gjatë dhe nuk jam i sigurt që mund të luaj me dhimbjen edhe për katër apo pesë muaj të tjerë. Më besoni që bëra gjithçka që mundesha për të provuar të ndjehesha më mirë, por nuk ishte e thënë.” Një nga të ashtuquajturit “Katër të Mëdhenjtë”, së bashku me Federerin, Gjokoviçin dhe Nadalin, të cilët kanë dominuar lojën për vite, Endi Mërrej ka zbritur tanimë në vendin e 230-të të renditjes botërore.

Ai nuk ka arritur një finale të “Grend Slemeve”, që prej fitimit të titullit të dytë në Uimbëlldon në 2016-ën, por ka gëzuar një karrierë të shkëlqyer që kur u shndërrua në tenist profesionist në vitin 2005, me jo vetëm 3 tituj madhorë, por edhe me dy medalje ari olimpike dhe 45 trofe të tjera.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh