AlbanianSport.com 02/03/2019 13:55
ASNN – Tenisti zviceran kalon në finalen e turneut të Dubait dhe tanimë, Rozher Federeri, është vetëm një fitore larg titullit të 100-të në karrierë në turnetë e ATP-së. Në Dubai, 37-vjecari zviceran zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer duke i dhënë një leksion të mirëfilltë tenistit kroat, Borna Çoriç, 16 vjet më të ri në moshë sesa vetja.
Në gjysmëfinale, në turneun e përvitshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, numri 7 i botës e theu plot 4 herë në shërbim 22-vjecarin Çoriç, që në krahun tjetër humbi takimin pa krijuar asnjë mundësi. Ai e filloi takimin duke fituar “lojën” e parë, por që nga ai moment Roger Federer dominoi duke e mbyllur setin 6-1.
Edhe në të dytin muzika nuk ndryshon, sepse tenisti nga Bazeli kryesoi pa humbur kohë 2-0. Sidoqoftë, Federeri nuk u mjaftua thjesht me administrimin e epërsisë, por e theu kundërshtarin sërish në shërbim, për të përfunduar gjithë takimin me rezultatin e thellë 6-2, 6-2, në diçka më tepër se një orë lojë.
Dubai për Federerin përfaqëson një ndër turnetë më të suksesshëm në karrierë, duke e fituar atë 7 herë nga 9 finalet e zhvilluara.