Gjergj Vyshka 03.06.2016 10:05
Finalja e femrave të turneut “Roland Garró” do të diskutohetsot mes Serena Uilliams, e cila e ka finalen e saj të katërt në Paris, dhe Garbine Muguruzës. Që do të thotë një përballje mes raketës së parë dhe asaj të katërt në renditjen e përgjithshme botërore të tenisit për femra.
Spanjollja, e lindur 22 vjet më parë në Karakas të Venezuelës, ka fituar lehtësisht me numri 24 i botës, australianen Samanta Stosur. 2-0 në një orë e 18 minuta, përkatësisht 6-2 dhe 6-4. Ndërkohë ka vijuar dhe marshimi i Serena Uilliams, që në fakt është lodhur për të mundur holandezen Kiki Bertens, që është cilësuar surpriza e turneut.
2-0 për amerikanen, përkatësisht 7-6 dhe 6-4. Për amerikanen është finalja e 27-të në karrierë në turnetë e mëdha të botës dhe e katërta radhazi në tokën pariziene, me tre të fituara deri më tani.