AlbanianSport.com 31/10/2021 23:10
ASNN – Novak Gjokovic rikthehet në garë këtë të hënë. Numri një i botës nuk ka marrë pjesë në një turne që kur humbi finalen e Turneut të Hapur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës “US Open 2021”. Kjo kohë pushimi e ka ndihmuar tenistin serb të karikojë bateritë për këtë fundvit. Ai në Paris-Bersi është turne “Master 1000” dhe serbi e di këtë, ndaj do të marrë pjesë.
Gjokoviçi do të kërkojë rezultatin më të mirë, por shkon edhe me synimin për t’u përgatitur për dy ngjarjet e fundit të mëdha të 2021: “Nitto ATP Finals” (nga data 14 deri më 21 nëntor 2021) dhe finalen e Kupës “Dejvis” (nga 25 nëntori në 6 dhjetor 2021). Pikërisht për veprimtarinë e fundit të sezonit, i njohur shkurt me nofkën “Nole” dëshiron të arrijë në formën e tij më të mirë.
E rëndësishme është si konkurrimi individual, ashtu edhe ai në çift. Gjokoviçi është pikë referimi e skuadrës së tij. Në ndeshjet çift ai do të luajë me mikun e tij, Filip Krajinović, dhe për t’u përmirësuar sa më shumë me të ai do të marrë pjesë edhe në “Masters 1000” të fundit të aktivitetiet me ndeshje çift. Dy serbët do të debutojnë këtë të hënë kundër australianëve Ljuk Savill dhe Áleks dë Minor.