AlbanianSport.com 13/06/2019 23:00
ASNN – Nadali, tenisti më i paguar në Spanjë. Sipas “Forbes”, Rafa ka të ardhurat më të larta për momentin, 31 milion Euro. Kështu, Rafael Nadali përfshihet në Revistën “Forbes”. Ai është aktualisht sportisti spanjoll më i paguar në botë për 2019. Revista ka parë të ardhurat e tij nga qershori 2018 deri në 2019, të cilat arrijnë deri në 31 milionë Euro. Nadali mori 8 milionë Euro si shpërblim, pas fitoreve në turnetë madhorë, “Roland Garrosë” dhe “Master 1001” të Romës.
23 milionë Euro janë nga sponsorizimet e firmave të cilat ai përfaqëson. Pavarësisht se është numri 2 në renditjen botërore të ATP-së, Nadal është lojtari i 4-t në listën Forbes për tenistët. I pari është Roger Federer, i 5-ti në renditjen globale pas Mesit, Ronaldos, Nejmarit dhe boksierit Saul ‘Canelo’ Álvarez. Tenisti i Baselit fiton 93.4 milionë dollarë, nga të cilët 7.4 milionë ishin si shpërblime nga turnetë e tenisit dhe 86 të tjerat nga sponsorizimit.
Dy lojtarët e tjerë që janë përpara Nadalit në këtë listë janë Novak Gjokoviçi, me 50.6 milionë dollarë përfitime dhe Kei Nishikori, me 37.3 milionë dollarë. Ajo që bie në sy në listën e publikuar nga “Forbes”, është zhdukja e emrit të boksierit Mejueadhër nga vendet e para. Pas humbjes me Kanelon, boksieri amerikan Floyd Mayweather nuk është më udhëheqës i listës së “Forbes”-it. Në vitin 2018, ai ka qenë sportisti me më shumë fitime në 2018.
Në këtë mënyrë meksikani Saul ‘Canelo’ Alvarez bëhet boksieri më i paguar i momentit me 94 milionë dollarë të ardhura, në listën e boksierëve të revistës “Forbes”.