Tenis / Rafael Nadali zbret Cicipasin në tokë”, siguron vendin në finale

Share Button

AlbanianSport.com 24/01/2019 14:55

ASNN – Rafael Nadal prish përrallën “Cicipas”, mposht grekun dhe kalon në finale të “Australia Open”. Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, tregoi dhe një herë pse është nga më të mirët në historinë e këtij sporti. Nëse greku 20-vjeçar Stefanos Cicipas kishte qenë ëndrra më e bukur e Turneut të Hapur të Australisë (Australia Open), i cili befasoi që në fillim duke eliminuar numrin një në botë, Rozher Federerin, në gjysmëfinalen e së enjtes me spanjollin kjo ëndërr u prish dhe përralla mbaroi.

Greku Cicipas eliminohet dhe Rafael Nadal kalon në finale e madhe të Australia Open”, veprimtaria e parë “Grend Slem” për këtë vit. Nuk pati shumë histori në këtë ndeshje, pasi 32-vjeçari spanjoll, me eksperiencë të madhe tashmë nëpër turne dhe duele të tilla, ia doli të imponohet, duke detyruar Cicipasin t’i shkojë sipas ritmit. Tenisti spanjoll fitoi setin e parë me shifrat 6-2, ndërsa setin e dytë 6-4. Akoma më bindës ishte Nadali në setin e tretë, duke mos i lënë asgjë rastësisë.

Por edhe asgjë për tenistin helen Cicipas, të cilin e mundi 6-0 dhe e fitoi krejt ndeshjen me shifrat 3-0. Një finale e merituar për Nadalin, i cili arrin për herë të 5-të në finalen e “Australia Open”. Greku 20-vjeçar eliminohet, por me kokën lart, pasi ai kaloi dy ture shumë të vështira me zviceranin Federer dhe argjentinasin Bautista, para se të përballej dhe të humbiste me Nadalin. Ky i fundit pret tashmë i qetë të mësojë finalistin tjetër, i cili do të diskutohet midis serbit Novak Gjokoviç dhe francezit Lukas Puilë.

Aty ku padyshim favorit kryesor është tenisti serb. Ka shumë gjasë që në këtë finale të Australia Open të kemi një duel historik Nadal-Gjokoviç, një finale e denjë për emrat e mëdhenj dhe për një “Grend Slem” nga më të njohurit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh