AlbanianSport.com 24/12/2018 15:40
ASNN – Rafael Nadali e ka organizuar tashmë kalendarin e tij për sezonin e ri të tenisit. Në vitin 2019, spanjolli e ka lehtësuar disi ngarkesën e tij, por ka konfirmuar se do të jetë në të gjitha ngjarjet e mëdha të vitit.
Nadali do ta fillojë me dy ndeshje thjesht për spektatorë në Abu Dhabi, në Kampionatin Botëror të Tenisit nga 27 deri më 29 dhjetor 2018 në Mubadala, ku ai nuk mund të luajë për shkak të lëndimit të vitit të kaluar dhe më pas në Sidnej, më 7 janar 2019.
Në ndeshjet zyrtare, ai ka në plan të marrë pjesë në 9 turne “Masters 1000”, në mënyrë kronologjike, në Indian Uells, Majemi, Montekarlo, Madrid, Romë, Kanada, Sinsinati, Shanghai dhe Paris.
Por edhe në 4 “Grand Slem”-et (Australi, “Roland Garros”, “Uimbëlldon” dhe “SHBA Open”), si dhe turnetë e tjera ATP që kishte planifikuar për të shkuar vitin e kaluar dhe nuk mundi për shkak dëmtimi.
Në një intervistë dhënë për rrjetin prestigjioz ndërkombëtar, CNN, ai tregon për gjendjen e tij fizike. Nadal nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që nga 8 shtatori 2018, kur ka bërë edhe një ndërhyrje në kyçin e këmbës së djathtë.
Ai rrëfen se “ka bërë hapa të mëdha në shërim.” Kjo është arsyeja pse, javën e kaluar fillova të stërvitem. Nadal thotë se kërkon ta nisë sa më mirë sezonin e ri për t’u rikthyer te suksesi.