Gjergj Vyshka 28.05.2016 14:35
Rafael Nadal është tërhequr nga “Roland Garro”, një nga turnetë më të mëdha të tenisit botëror. Numri katërt i renditjes së përgjithshme botërore, ditën përpara ndeshjes me Granolers ka lajmëruar tërheqjen e tij, sepse dhimbja në kyçin e majtë të dorës ka qenë shumë e fortë.
Që do të thotë se e ka penguar për të vazhduar të ecë përpara e pse jo dhe për të shpresuar që të ishte përsëri fitues. Në turin e 3-të ka luajtur pjesa e poshtme e tabelës. I lehtë ky raund për Mërrej, që ka mundur 3-0 Karloviç (6-1, 6-4, 7-6). E po kështu edhe për Raoniç, i cili po 3-0 ka fituar ndaj Martin (7-6, 6-2, 6-2).
Apo dhe për Gasket që 3-0 ka triumfuar ndaj Kurgios (6-2, 7-6, 6-2). Një maratonë më vete ka qenë ndeshja e Nishikorit, i cili ka fituar 3-2 ndaj Verdaskos (6-3, 6-4, 3-6, 2-6 dhe 6-4). E lehtë ka qenë suksesi për Vavrinkën, 3-0 ndaj Shardit (6-4, 6-3, 7-5). Për femra Radvanska ka dominuar ndaj Striçovës, 2-1 (6-2, 6-7, 6-2).
Dhe 3 sete kanë qenë edhe për Halep, 2-1 ndaj Osakës (4-6, 6-2, 6-3).