AlbanianSport.com 11/06/2018 16:15
ASNN – Austriaku Tim ka luftuar deri në fund, por përballë ka pasur një mur, i cili ka qenë nga 2005-a që dominon totalisht turneun francez të Parisit. Janë njëmbëdhjetë. Është pa fund “mbretëria” e Rafael Nadalit në Paris, titulli i parë është marrë më 2005-ën, që nuk lëviz në turneun e tij edhe duke pasur përballë një luftëtar të vërtetë si Dominik Tim, numri 7 në renditjen e përgjithshme të tenisit botëror.
Austriaku është i vetmi që e ka mundur këtë vit në fushën e kuqe Nadalin, ndërsa gjithçka ka ndodhur në çerekfinalet e Madridit. Por kur “makina” majorkeze ndizet, atëherë nuk mund ta ndalë askush. Në fushën kryesore, “Shatrier”, gjithçka përfundon 3-0, për dy orë e 42 minuta lojë, ndërsa shirat e seteve ishin 6-4, 6-3, 6-2 në favor të tenistit spanjoll.
“I keqtrajtuar” austriaku, që luan mbi të gjitha një ndeshje të shëmtuar. Mbresëlënëse vetëm forca dhe vazhdimësia e numrit të një të botës në tenis, që e nis “kalërimin” e tij pas barazimit 4-4 në setin e parë, duke e demoralizuar në vazhdimësi rezistencën e kundërshtarit të tij, që përtej përpjekjeve përballë ka pasur një mur. Dhe përfundimi është i njëjtë si më 2005-ën e deri më tani…