AlbanianSport.com 21/05/2019 19:15
ASNN – Mediat dhe kompanitë e basteve janë të bindur se Rafael Nadali është favoriti numër 1 për të fituar turneun “Roland Garro”. Fitorja në Romë ndaj Gjokoviç, tregon se spanjolli është në formë të mirë dhe kjo është një garanci për të qenë fitues i turneut francez. Në fakt, fitorja e Rafael Nadalit në Romë kundër numrit një në botë, Novak Gjokoviç, tregon se spanjolli po kalon një moment të mirë në karrierën e tij.
Ai tregoi se është në formë duke bërë që shtypi dhe agjencitë e basteve ta etiketojnë atë si pretendentin kryesor të fitimit të “Roland Garrosë”, kur kanë mbetur edhe 5 ditë nga nisja e turneut francez. Xhaxhai dhe ish-trajneri i tij, Toni Nadal, është një nga më të sigurtët për triumfin e nipit. “Unë mendoj se fitorja në Romë është një tregues i sigurt se Rafa është pretendent për të fituar edhe “Roland Garronë””, – ka thënë ai.
“Kjo është një garanci e mirë për të, sidomos të mendosh që mundi në finale numrin 1 në botë, Gjokoviçin”, – shtoi Toni Nadali. Edhe vetë tenisti serb e ka pranuar se Nadali është favorit, e më pas vijnë të tjerët. Një nga kompanitë kryesore të basteve, “Betfair”, e ka kuotuar fitoren e mëngjarashit spanjoll me koeficientin 2.1, 3.5 është kuotuar fitorja e Xhokoviç, e më pas vijnë pretendentët e tjerë, Tiemi, Cicipasi dhe Federeri.