AlbanianSport.com 18/06/2020 21:40
ASNN – Shoqata e Lojtarëve të Tenisit (ATP), në bashkëpunim me Shoqatën e Tenisit të Femrave (WTA), Federatën Ndërkombëtare të Tenisit (ITF), Shoqatën Amerikane të Tenisit (USTA) dhe Federatën Franceze të Tenisit (FFT), ka publikuar kalendarin provizor që tregon turnetë që mund të zhvillohen pas ndalimit të detyruar në masë nga epidemia e “Covid-19”-ës.
Kalendari i ri i Tureve të ATP-së, fillon të premten e 14 gushtit me “Citi Open”, ATP 500 në Uashington, i ndjekur nga “Uestern & Southern Open”, “ATP Masters 1000” në Sinsinati, që do të mbahet në “Flashing Medous”, për të vazhduar më pas me “US Open”, që do të mbahet nga 31 gushti deri më 13 shtator 2020. Pas Nju Jorkut, do të zhvillohen “Madrid Open”, më 13 shtator dhe “BNL d’Italia”, më 20 shtator 2020, i ndjekur nga “ATP Masters 1000” në fushën me dhé të kuq në Madrid e Romë.
Më pas është vendosur që turneu “Roland Garros” i Parisit të mbahet në periudhën 27 shtator-11 tetor 2020. Megjithatë, kalendari mund të pësojë sërish ndryshime, kjo gjithnjë duke vlerësuar situatën e epidemisë, për të siguruar shëndetin e pjesëmarrësve, si dhe duke ndjekur politikat e shteteve që do të përcaktojnë mënyrat dhe procedurat e udhëtimit .
Në mes të korrikut do të zhvillohet një takim për të përcaktuar programin përtej turneut “Roland Garros”, duke përfshirë ndonjë turne në Azi ose turneun në “Nitto ATP Finals” në Londër. Për femra, kalendari nis në 3 gusht me “Palermo Ladies Open” në Itali.