Tenis / Pat Kesh bëri “radiografinë”: Federer, Nadal dhe Gjokoviç, të veçantë

Share Button

AlbanianSport.com 23/12/2020 16:45

ASNN – Në një intervistë për faqen sportive, TennisNet, ish-tenisti i mirënjohur Pat Kesh ka shqyrtuar karrierën e tij në tenis si dhe ngjarjet aktuale në sport, duke sjellë në vëmendje arritjet e Rozher Federerit, Rafael Nadalit dhe Novak Gjokoviçit. “Rafael Nadali është i pabesueshëm, – thotë ai. – Gjokoviçi gjithashtu. Asnjëherë në fakt nuk duhet të themi “Kurrë!”, por mendoj se do të duhet të kalojë shumë kohë për të parë një lojtar kaq të aftë për të luajtur në fushën me dhe të kuq.”

“Deri tani vetëm, Bjorn Borgu i afrohet atij, – ka vijuar ai. – Nadali është në formë dhe në kërkim të trofeve. Pastaj është edhe Federeri, i cili është ende në formë edhe pse do t’i duhet pak kohë për t’u përshtatur pas dëmtimit. Po flasim për 3 lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, të cilët përmirësohen nga viti në vit. Ata janë me përvojë, nuk janë të lodhur mendërisht dhe kanë dëshirë për fitore. Por kjo nuk mund të zgjasë përgjithmonë.”

Por Keshi u përqëndrua veçanërisht në trofeun e 13-të të Rafael Nadalit në “Roland Garros”, duke thënë se kjo është një sfidë e madhe për të gjithë. “Për Nadalin mund të thuash, mirë nëse ai luan ndeshje të gjata, do të ketë probleme për t’u rikuperuar për ndeshjen e radhës. Por në fakt ai gjithmonë fiton. Për mua, detyra më e vështirë aktualisht është të mposhtësh Rafael Nadalin në Paris.” Ish-tenisti analizoi edhe lojtarët e rinj të tenisit, Cicipasin dhe Timin.

“Unë mendoj se Cicipasi është shumë interesant dhe sjell gjithnjë gjëra të reja. Timi gjithashtu, sepse godet topin shumë fort. Por edhe Shapovalov është një lojtar emocionues”, – ish-tenisti i mirënjohur Pat Kesh.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh