AlbanianSport.com 23/05/2019 20:45
ASNN – Naomi Osaka rikthehet në “Roland Garro”, pasi e ka fituar atë sezonin e kaluar. Emri i saj u bë i njohur pikërisht në Paris, kur atëherë 20-vjeçarja triumfoi në turneun e vështirë që luhet në fushën me dhè të kuq. Por tashmë ajo duket se nuk ka më vështirësi të luajë në këtë terren, ku është pretendente edhe këtë vit për ta fituar “Roland Garronë”.
12 muaj më parë në “Roland Garro”, një emër i ri bëhet fitues i turneut për femra, Naomi Osaka. Tanimë 21-vjeçarja japoneze kthehet në Paris si numri 1 në botë dhe me synimin për të fituar titullin e 3-të madhor (“Grend Slem”) radhazi. Ajo është vajza e një babai haitian dhe nëne japoneze, dhe që prej viti ka nënshkruar një kontratë me Nike, nga e cila përfiton 10 milionë dollarë në vit.
Fitoret e saj i kanë shtuar sponsorët, si nga Japonia, ashtu edhe nga SHBA-ja. Kësaj i vjen në ndihmë edhe mundësia që flet japonisht përveçse anglisht. Një dëmtim në dorë nuk e lejoi tenisten japoneze të marrë pjesë në turneun e Romës. Por tani duket se është mirë. ““Grend Slem”-et për mua janë si një shesh lojërash ku unë argëtohem shumë” – tha ajo para fillimit të Turnet të Hapur Francez.
Në “Roland Garro” vitin e kaluar, Osaka arriti shpejtësinë në shërbim, 196.2 km në orë, një shpejtësi kjo që është arritur vetëm nga Serena Uilliams. Vetëm këtë vit, ajo ka bërë 184 pikë nga shërbimi në të gjithë turnetë. “Mendoj se fusha me dhè të kuq më përshtatet mirë. Duket sikur jam duke ecur, e kam plotësisht nën kontroll”, – tha Osaka. Ka shumë mundësi që ajo të jetë imazhi i Olimpiadës së Tokios në 2020-ën.
Në fushat e tenisit ku do të luhet “Roland Garroja” kanë nisur stërvitjen edhe tenistë të tjerë si Huan Martin Del Potro, Borna Çoriç, Sloane Stefëns, Dominik Tiem dhe Karolina Pliskova.