AlbanianSport.com 10/06/2018 19:50
ASNN – Austriaku Tim ka luftuar deri në fund, por përballë ka pasur një “mur” spanjoll, i cili ka qenë nga 2005-a që dominon totalisht turneun e Parisit. Kësisoj, për të 11-tën herë në karrierën e tij, Rafael Nadal ka bërë të vetin trofeun e turneut francez “Roland Garros”. Përveç kësaj, me këtë sukses, spanjolli qëndron numri 1 në renditjen botërore të tenisit të meshkujve, para Federerit.
Nadali mposhti në finale austriakun Dominik Tim në 3 sete, me rezultatin 6-4; 6-3; 6-2, në një përballje që zgjati 2 orë e 44 minuta. Në Paris, Nadal, përveçse vitit të kaluar, ka triumfuar nga viti 2005-2008 dhe nga 2010-2014. Ai ka mbledhur në total 17 tituj madhorë (“Grand Slem”) në karrierën e tij. Kështi, Rafael Nadal është konfirmuar si tenisi më i madh i të gjitha kohërave në sipërfaqen me dhe të kuq.
Tenisti spanjoll fitoi “Grand Slem”-in numër 17 në karrierë dhe konfirmohet si numri 1 i renditjes së përgjithshme, ATP, në tenis për meshkuj. Në finale, 32-vjeçari fitoi me rezultatin e pastër 3-0 (6-4, 6-3 dhe 6-3) ndaj numrit 8 në botë, austriakut Dominik Timit, i vetmi që e kishte mposhtur Nadal dy herë në dheun e kuq. Por këtë herë finalja nuk pati histori dhe Nadal fitoi me lehtësi set pas seti duke konfirmuar superioritetin e tij të jashtëzakonshëm në “Roland Garros”.
Në gjithë historinë dhe cirkutin e tenistit botëror askush nuk ka fituar një “Grend Slem” në 11 raste. Gjatë gjithë këtij edicioni të turneut francez, në gjashtë fitoret e arritura, Nadal humbi vetëm një set. “Grand Slem” i ardhshëm do të jetë “Wimbeldon” në Angli, ku Rafael Nadali do të synojë të thyejë hegjemoninë e mbretit të fushave me bar, Rozher Federerit.