AlbanianSport.com 10/01/2017 18:55
ASNN – Nisi me një humbje viti 2018 për Rafael Nadali. Pasi nuk u ndesh në Abu Dabi dhe në Brisbejn për shkak të probleme fizike, tenisti spanjoll u mund nga Riçard Gasket në “Kojong Klasik” me rezultatin 2-0 (6-4, 7-5).
Por ky dështim nuk e shqetëson aspak Nadal-in, i cili u shfaq mjaft i qetë dhe optimist pas përballjes me francezin. “Ishte një test shumë i mirë për mua”, – ka deklaruar spanjolli pas humbjes.
“Gjuri? Gjendja e tij është e mirë, ndryshe nuk do të isha këtu. Po stërvitem fort për “Australian Open” dhe do të jem gati”, – ka përfunduar Nadal, një nga pretendentët kryesorë për të fituar trofeun e Turneut të Hapur të Australisë, “Australian Open”.