AlbanianSport.com 10/01/2017 11:35
ASNN – Patrik Muratoglou, trajneri i tenistes amerikane Serena Uilliams, në një intervistë për rrjeti televiziv sportiv, ESPN ka rrëfyer për herë të parë se përse ish-numri 1 në botë u tërhoq nga turneu i madh i tenisit botëror, “Australian Open”, që nis më 15 janar.
Ajo pritej të rikthehej pas një viti dhe 5 muaj pas lindjes. Fituesja e 23 turneve të mëdha të tenisit botëror shpresonte të ishte në fushë në Melbërn për të mbrojtur titullin fituar vjet, i fundit në karrierën e saj, por nuk ia doli mbanë edhe pse luajti dhe humbi një ndeshje “shou” në Abu Dhabi, më 28 dhjetor 2017.
“Ky ishte vendimi më i mirë, – ka thënë trajneri i tenistes së njohur amerikane. – Pasi lindi, Serena pati disa probleme, ndërlikime dhe këto ndikuan në përgatitjen e saj. Në dy muajt e parë, ajo nuk u stërvit asnjë ditë dhe kjo e bëri të vështirë rikthimin e saj në fushë në Melbërn, pasi nuk ishte ende gati.”
“Të dy e dinim se ajo nuk ishte në formë, ndaj dhe vendosëm të luajmë një ndeshje në Abu Dhabi për të kuptuar realisht gjendjen e saj. Dëshira e saj ishte e madhe, por rikthimi do të ndodhë së shpejti, në turnetë e parë “Masters””, – përfundoi trajneri Serenës, Patrik Muratoglu.