AlbanianSport.com 06.06.2016 11:15
ASNN – Novak Gjokoviç kampioni i Roland Garros, bëhet fituesi i të gjitha turneve të mëdha. Novak Gjokoviç arrin më së fundi të fitojë edhe “Roland Garronë” duke marrë kështu të vetmin turne të madh të tenisit botëror, që nuk e kishte fituar në karrierën e tij.
Serbi, numri një i botës, arrin të kalojë në 4 sete skocezin Andi Mërrej, që është numri dy i botës, i cili javë më parë e kishte mundur Gjokoviçin në finalen e Romës. Në një ndeshje që ka zgjatur 3 orë e 5 minuta përfundimet e seteve ishin 3-6, 6-1, 6-2, 6-4.
Kështu, Gjokoviçi bëhet lojtari i tetë, i cili i ka fituar të katër turnetë e mëdha të tenisit botëror. Në Paris e nis mirë Mërrej, por duke humbur setin e dytë vjen dhe vrulli i Xhokoviç, që tregohet pa mëshirë mbi të. Ndaj dhe fiton “Roland Garron”.