Gjergj Vyshka 30.01.2017 12:30
Rozher Federer tregohet zotëri edhe një ditën e triumfit, ndërsa i bën elozhe kundërshtarit. “Kur jemi takuar në akademinë tënde 4-5 muaj më parë nuk kishim menduar kurrë që mund të ishim në finale, jam i lumtur për ty”, – ka thënë helveti.
“Do të më shkonte gjithçka mirë edhe sikur të humbisja ndaj teje sot (dje), – ka vijuar ai. – Tenisi është një sport i vështirë, nuk ka barazim. Sot (dje) do ta kisha pranuar me gjithë qejf edhe barazimin.”
“Ky stadium është i jashtëzakonshëm, kemi luftuar deri në fund, duke e bërë kështu gjithçka speciale, – ka vijuar 35-vjeçari. – Tashmë janë thuajse 20 vjet që argëtohem në Melbërn.”
“Shpresoj që të rishihemi vitin e ardhshëm, nëse nuk do të jetë kështu, atëherë ka qenë gjithçka fantastike”, – ka përfunduar fituesi i sapokurorëzuar i Turneut të Hapur Ndërkombëtar të Tenisit “Australian Open 2017”.