AlbanianSport.com 11.07.2015 14:25
ASNN – Turneu i Uimbëlldonit po arrin në fundin e tij për këtë vit dhe më të mirët e botës po bëjnë llogaritë finale. Dje u mësua edhe finalisti i dytë i veprimtarisë dhe ai është zvicerani Rozher Federer.
Veterani i tenisit ka mundur në gjysmëfinale vendasin Endi Mërrej, në 3 sete (7-5, 7-5, dhe 6-4). Edhe këtë ndeshje, Federer tregoi nivel të lartë dhe e mundi skocezin më lehtë sesa pritej.
Në finale, Federerin e pret një ndeshje shumë e vështirë përballë numrit një të botës, Novak Xhokoviç. Kjo është padyshim një finale luksi, një finale e madhe ku do të vihen në test të fortë të dy tenistët, ku favorit mbetet natyrisht serbi Xhokoviç.
Zvicerani Federer do të tentojë të diktojë ndeshjen me eksperiencën e tij, ndërsa serbi ka stil dhe qëndrueshmëri.