AlbanianSport.com 19.01.2017 11:15
ASNN – Duket si një rast klasik i “Davidit kundër Golias”, por pikërisht kështu ka ndodhur në tenis, ku numri 2, Novak Gjokoviç, është mposhtur nga tenisti që renditet i 117-ti në botë.
Ka qenë pikërisht uzbeku Denis Istomin, ai që ka shkaktuar çudinë më të madhe në “Australian Open”, kur pas duelit 5-orësh doli fitues ndaj tenistit serb. 30-vjeçari, që është i 117-ti në renditjen botërore, luajti ndeshjen e tij të jetës ndaj 6 herë fituesit të këtij turneu prestigjioz ndërkombëtar.
Istomini e mposhti serbin me rezultatin e përgjithshëm 3-2, ndërsa rezultatet e seteve ishin përkatësisht 7-6, 5-7, 2-6, 7-6 dhe 6-4. Në turin e tretë të turneut australian të tenisit, Istomini do të përballet me spanjollin Pablo Karreno Busta.