Gjergj Vyshka 26.01.2017 12:55
Serena Uilliamsi dhe Mjriana Luçiç-Baroni kanë “peshkuar” në gjysmëfinale Koko Vandevege dhe Venus Uillimas. Gjithçka po ndodh në turneun e madh të tenisit botëror “Australian Open”, që është duke u zhvilluar në Mëlburn dhe mbyllet më 29 janar 2017.
Në turin çerekfinal, 35-vjeçarja amerikane ka mundur në dy sete britaniken Konta, ndërsa kroatja, që mban vendin e 79-të në renditjen botërore dhe një surprizë e madhe e këtij turneu, ka mundur në 3 sete çeken Pliskova, që ishte “kokë serie” dhe numri 5 në këtë turne.
Bullgari Grigor Dimitrov është gjysmëfinalisti i tretë pas Federerit dhe Vavrinkës. Dimitrov ka mundur në tre sete belgun David Gofin. Tani do të përballet me spanjollin Rafael Nadal, që thuajse në tre orë lojë, ka kaluar kanadezin Raoniç.
Turneu i Hapur Ndërkombëtar i Tenisit
“Australian Open 2016”
Çerekfinalet
Femra:
Vandevege – Muguruza 2-0 (6-4, 6-0)
V. Uilliams – Pavljuçenko 2-0 (6-4, 7-6)
Luçiç-Baroni – Pliskova 2-1 (6-4, 3-6, 6-4)
S. Uilliams – Konta 2-0 (6-2, 6-3)
Meshkuj:
Vavrinka – Tsonga 3-0 (7-6, 6-4, 6-3)
Federer – Zverev 3-0 (6-1, 7-5, 6-2)
Dimitrov – Gofin 3-0 (6-3, 6-2, 6-4)
Nadal – Raoniç 3-0 (6-4, 7-6, 6-4)