AlbanianSport.com 20/01/2019 22:05
ASNN – Një ngajrje e pazakontë ndodhi në këtë fazë të Turneut të Hapur të Australisë, “Australia Open 2019”. Tenisti legjendar zviceran, Rozher Federer, është eliminuar nga ky aktivitet dhe eliminimi i erdhi nga një tenist grek 20-vjeçar, pothuajse sa gjysma e moshës së tij. Në këtë mënyrë, Federer e mbyll këtu aventurën e tij në këtë edicion të turneut të famshëm të tenisit.
Duke humbur njëkohësisht shansin të bënte “tris” në këtë veprimtari të rëndësishme të këtij sporti, një prej “Grend Slem”-eve, turneve madhorë më të vjetër e më të njohur. Sa i takon tenistit grek, Stefanos Cicipas, ai arrin në çerekfinale të “Australia Open”. Fitorja e tij 3-1 me sete ishte vërtet dramatike, pasi u luftua deri në topin e fundit. Siç duket, pas një karriere shumë të gjatë dhe suksesesh të pabesueshme, Federerin më në fund po e tradhton… mosha.
Greku Cicipas fitoi me sete 3-1, ku vetëm në të parin dominoi zvicerani, 7-6, kurse 3 të tjerat i fitoi tenisti helen, konkretisht 7-6, 7-5 dhe 7-6. Me kualifikimin në çerekfinale, Cicipas do të përballet me tenistin spanjoll Roberto Bautista Agut, i cili pikërisht të dielën eliminoi nga turneu i famshëm australian, Marin Cicili. Natyrisht, me eliminimin e Federerit dhe të britanikut Endi Mërrej, spanjolli Rafael Nadal dhe serbi Novak Gjokoviç kanë tani shanse të mëdha të marrin trofeun në gjininë e meshkujve.