Tenis / Berretini shkruan historinë, Zvicra ngushëllohet me Bençiçin

Share Button

AlbanianSport.com 05/09/2019 18:05

ASNN – Mateo Beretini hyn në historinë e tenisit botëror pasi bëhet italiani i dytë që kalon në gjysmëfinalen e Turneut të Hapur Amerikan (US Open). E arrin këtë në fund të një beteje prej 5 setesh, kundër Gael Monfilsit dhe tashmë do të përballet me Rafael Nadalin, që ka mundur Shvartcmanin 3-0. Te femrat Bençiç dhe Andresku kalojnë për herë të parë në një gjysmëfinale të një turneu madhor, të njohur ndryshe si “Grend Slem”.

Mateo Berretinit i janë dashur 3 orë e 55 minuta lojë për të mundur Gael Monfilsin në çerekfinale duke siguruar kështu gjysmëfinalen e “US Open”. Ai bëhet italiani i dytë në histori që luan në gjysmëfinalen e turneut amerikan. Ndeshja është e fortë, që në fillim, por tenisti italian bën gabime dhe humbet setin e parë 3-6. Në dy setet e tjera çuditërisht, Monfils shfaqet nervoz dhe bën gabime foshnjarake, madje kapet edhe me faktin se pse janë ndezur dritat në Stadiumin “Arthur Ashes”, duke ngritur zërin.

Kjo i jep mundësinë kundërshtarit të fitojë me lehtësi setin e dytë dhe të tretë  6-3, 6-2. Në të 4-tin, francezi rihyn në lojë dhe fiton 3-6. I 5-ti është një luftë e vërtetë ku secili prej tenistëve nuk dorëzohet. Luftë nervash, gabime të shumta që çojnë në barazime të shumta. Por në fund fiton Berretini, 7-6. E tashmë i duhet të përballet në gjysmëfinale me Rafael Nadalin. Një sfidë krejtësisht e re në turnetë “ATP”, ku do të përballet profesionalizmi i sprovuar me të riun ambicioz në karrierë.

Tenisti spanjoll ka mundur në çerekfinale Diego Shvartcman në 3 sete, por i janë dashur 3 orë lojë për të arritur suksesin, 6-4, 7-5, 6-2, me 27-vjeçarin, argjentinasin kokëfortë që ia vështirësoi fitoren Nadalit. Vetëm në setin e 3-të, spanjolli arriti të ketë më shumë hapësirë në lojë duke fituar 6-2. Një kualifikim në gjysmëfinale ky për Nadal, për të cilin iu desh të djersijë shumë. Ndërkaq, Zvicra, e trishtuar për eliminimin e Rozher Federerit në çerekfinalen e “US Open”, do të ketë një tjetër përfaqësues në këtë turne.

Bëhet fjalë për Belinda Bençiçin, tenisten e re 22-vjeçare. Ajo ka mundur në çerekfinale Dona Vekiçin 2-0 dhe tani do të përballet në gjysmëfinale me kanadezen Bianka Andreesku. Kjo e fundit ka fituar ndaj belges Elisë Mertens, pas një loje të gjatë me 3 sete, 3-6, 6-2 dhe 6-3, që zgjati 2 orë e 2 minuta.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh