Gjergj Vyshka 30.01.2017 08:50
Rozher Federeri është kthyer tek fitorja në një turne të madh të tenisit botëror pas 5 vitesh. Dhe kjo ka ndodhur në Melbërn, ndërsa në “Australian Open” ka mundur kundërshtarin e tij të përhershëm, Rafael Nadal dhe kjo në pesë sete; 3-2 (6-4, 3-6, 6-1, 3-6, 6-3).
Një ndeshje që ka zgjatur për 3 orë e 40 minuta dhe për zviceranin 35-vjeçar bëhet fjalë për triumfin e 18-të të karrierës në turnetë e mëdha të tenisit botëror. Ndeshje agresive, ndërsa shihej që dy rivalet përgjigjeshin ndaj njëri-tjetrin goditje pas goditjesh, gjithnjë me Nadalin që kërkonte të shfrytëzonte agresivitetin e tij.
Por Federeri është kundërpërgjigjur në setin e pestë, ndërsa gjithçka ishte barazim 3-3. Dhe ndeshja shkon në krahun e Rozher, Rafael kërkon të rezistojë e në vazhdim zvicerani e ka më të lehtë për të marrë triumfin. Në rezultatin 5-3 arrihet në barazimin 40-40, pastaj një shërbim i saktë, që ka rezultuar fitues për ndeshjen dhe Federer kthehet në legjendë.