AlbanianSport.com 05/01/2021 17:10
ASNN – Shoqata e Lojtarëve të Tenisit (ATP) ka njoftuar ndryshimet në sistemin e pikëve të renditjes së përgjithshme për vitin e kaluar, duke numëruar kështu vetëm 18 rezultatet më të mira të secilit tenist në 22 muajt e fundit, domethënë, nga momenti i rifillimit të turneve. Sidoqoftë, renditja për meshkuj filloi të hënën e kaluar me disa modifikime në përditësimin e saj të fundit.
Duke konfirmuar kështu rregullat e fundit të miratuara nga ATP javë më parë, pasi që në vend të 18, vazhdon të numërojë 19 rezultatet më të mira të secilit lojtar. Turnetë, nga të cilët do të vlerësohen me pikë tenistët, do të jenë: 4 turnetë madhoreë “Grend Slems”, 8 turnetë “Masters 1000” dhe 7 rezultatet më të mira nga turnetë e tjerë si “Kupa ATP”, “ATP 500”, “ATP 250”, “Challenger” dhe “ITF”.
Duhet të theksohet se në rastin e lojtarëve që garojnë në finalet e ATP-së, pikët e marra aty do të llogariten si një ngjarje shtesë. Pra, që nga e hëna e kaluar, renditja e meshkujve pësoi disa ndryshime në rezultatet e lojtarëve, por asnjë nuk ishte domethënës. Asnjë lojtar, midis 10 më të mirëve nuk e përmirësoi pozicionin e tij pavarësisht se Zverevi, Cicipasi dhe Berretini morën pikë.