AlbanianSport.com 19/10/2018 18:00
ASNN – Java e 9-të e Kategorisë Superiore, Laçi për të ruajtur të paprekur rekordin e pathyeshmërisë, Kukësi i tensionuar para Kastriotit. Padyshim, vëmendja shkon tek dy duelet e para të kësaj jave, pasi kemi dy duele interesante për ekipet që zbresin në fushë.
Në Krujë Kastrioti pret Kukësin, në një ndeshje ku verilindorëve u duhen me patjetër pikët që të afrohen me kryesuesit dhe njëherësh rivalët për titull, Partizani e Skënderbeu, ndërsa krutanët kanë emergjente pikët për shkak të pozicionit të fundit në tabelën e renditjes, ku në 8 ndeshje kanë grumbulluar vetëm 4 pikë.
Laçi nuk ka stadium, kështu që duhet të “emigrojë” për të luajtur ndeshjet “brenda fushe”. Kurbinasit kanë qenë skuadra më e qëndrueshme e kësaj faze të parë. Fakti që pozicionohen në vend të tretë me 16 pikë, një më pak se Skënderbeu i vendit të dytë që ka 17 pikë, tregon se Laçi është një “kockë e fortë” dhe duhet marrë seriozisht.
Laçi do të luajë të shtunën përballë Teutës, me synimin për të marrë maksimumin, por mbi të gjitha për të mbajtur të pathyer rekordin e deritanishëm pa humbje. Laçi është e vetmja skuadër që nuk ka pësuar humbje deri tani dhe kjo do të thotë shumë në një kampionat si ky i këtij sezoni.
Kampionati Kombëtar
i Futbollit 2018-2019
Kategoria Superiore
Java e 10-të:
Të shtunën:
Kastrioti – Kukësi (14:00)
Laçi – Teuta (14:00)
Të dielën:
Skënderbeu-Kamza (14:00)
Partizani-Luftëtari (17:00)
Të hënën:
Flamurtari – Tirana (18:00)
Renditja
- Partizani 19
- Skënderbeu 17
- Laçi 16
- Kukësi 13
- Flamurtari 11
- Teuta 11
- Tirana 8
- Kamza 7
- Luftëtari 6
- Kastrioti 4