AlbanianSport.com 24/03/2021 20:55
ASNN – Stafeta e pishtarit të Lojërave Olimpike të “Tokio 2020” fillon të enjten në Fukushima. Vrapuesit shpresojnë që t’i tregojë botës se gjithçka po “ecën përpara” në zonë, një dhjetëvjeçar pas katastrofës së tërmetit dhe cunamit të vitit 2011. Kështu pra, Olimpiada “Tokio 2020” po nis. Zyrtarisht, të enjten, në 25 prill, do të fillojë ceremonia e pishtarit olimpik. Pikërisht nga Fukushima, vendi ku u godit nga tërmeti dhe cunami i vitit 2011. Epidemi ka lënë një hije në këto Lojëra të quajtura si “Olimpiada e Rimëkëmbjes” pas katastrofës, por pishtarët e nisjes nga Fukushima do të mund të tregojnë shtëpitë e tyre në një dritë të re.
“Nga larg, Fukushima mund të duket si një vend ku koha ka mbetur në vend”, – tha për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP) Hanae Noxhiri, një reporter i një stacioni televiziv lokal, i cili do të marrë pjesë në stafetë. “Por kur njerëzit të shohin spektatorët e rreshtuar në rrugë dhe pasionin e vrapuesve, mendoj se ata do të ndryshojnë imazhin e tyre për vendin”, – ka shtuar ai. Stafeta e pishtarit, të vonuar nga virusi korona, fillon rreth 32 kilometra nga centrali bërthamor të Fukushima Daiçisë, që u shkatërrua nga tërmeti masiv dhe cunami i 11 marsit 2011, ku humbën jetën rreth 18,500 njerëz.
Dhjetëra mijëra u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të rrezatimit që i bëri disa zona të pabanueshme për vite me rradhë. Rimëkëmbja e zonës nuk është e plotë edhe tani, por banorët janë të gatshëm t’i tregojnë botës se sa përparim është bërë. Stafeta e pishtarit do të fillojë në strukturën e stërvitjes së futbollit “J-Village”, e cila dikur ishte qendra e komandës së vijës së parë për operacionin e pastrimit në uzinën bërthamore. Tani ajo është rikthyer në qëllimin e saj origjinal, me fusha të pastra jeshile që mirëpresin futbollistë që stërviten atje.
Në stafetë do të përfshihen rreth 10,000 vrapues, dhe stafeta do të pezullohet nëse mblidhen turma të mëdha.