AlbanianSport.com 17/05/2019 20:10
ASNN – Sportisti nga Tongo, Taufatofua kërkon të shkuajë historinë në Olimpiadën e Tokios më 2020-ën. Ai ka marrë pjesë edhe në dy Olimpiadat e mëparshme, atë Verore në Rio dhe atë Dimërore në Pjongçeng, ku ka garuar përkatësisht në taekuondo dhe në ski. Ndërsa në Tokio, ai do të konkurrojë në kajak. Taufatofua kërkon të bëhet sportisti i parë që merr pjesë në 3 olimpiada moderne me 3 sporte të ndryshme.
Sportisti nga Tongo, Pita Taufatofua, flamurmbajtësi që bëri bujë, në Lojërat Olimpike në Rio dhe Pjongçeng, duke u paraqitur gjysmë i zhveshur, ka vendosur të konkurrojë edhe në Lojërat e Tokios në vitin 2020. Pasi udhëtoi për në Brazil si një luftëtar në taekuondo dhe Korenë e Jugut si një skiator, Taufatofua synon të garojë me kajak në Tokio.
“Unë po përpiqem të bëhem sportisti i parë që garon në 3 olimpiada moderne, në 3 sporte të ndryshme, që s’kanë fare lidhje me njëri-tjetrin – tha 35-vjeçari. – Unë u rrita me kajak në oqean, kështu që për mua nuk është aspak i vështirë konkurrimi në olimpiadë në këtë disiplinë.” Taufatofua tërhoqi për herë të parë vëmendjen botërore kur u shfaq në ceremoninë e hapjes Rio pa bluzë në vitin 2016.
Trupi i tij shkëlqente nga vaji dhe mbante vetëm një “mata’ovala” tradicionale të Tongos rreth belit. Po kështu u paraqit edhe në Pjongçang. Por këtë radhë duke rrezikuar të ngrijë kur temperaturat ishin nën zero. Për të nuk kanë rëndësi rezultatet që arrin në konkurrim. Ai kërkon të sjellë risi në atë që bën.