Gjergj Vyshka 01.06.2016 14:35
Realdo Fili është për herë të dytë fitues në Talentin e Sezonit, teksa pas Apolonisë është fitues edhe me Partizanin. “Për mua, – thotë Fili në prag të marrjes së trofeut, mjafton që të marrë atë që duhet. Që do të thotë se ky trofe është shumë i rëndësishëm për mua.”
“Do të thotë një shtysë e madhe për të vazhduar më tej me Partizanin si në arenën ndërkombëtare, ashtu dhe atë kombëtare”, – ka përfunduar ai. Ndërkohë, ndonëse është fjalëpak, është një talent që është duke i ardhur Partizanit. Bëhet fjalë për Jurgen Bardhin.
Ai është shpallur fitues i Kupës së Shqipërisë me të rinjtë e po kështu dhe nënkampion i Shqipërisë me të rinjtë. “Ky është çmimi i parë i karrierës. Jam shumë i kënaqur, sikurse jam i kënaqur me atë që ka bërë Partizani për mua”, – ka thënë Bardhi, që është një nga fituesit e skuadrës së kuqe në “Talentin e Sezonit”.