AlbanianSport.com 04/10/2018 12:35
ASNN – Liga e Evropës rikthehet të enjten me takimet e dyta në grupe dhe, në grupin H, përballja e dy kryesueseve pas ndeshjeve të para, Eintrahtit të Frankfurtit dhe Lacios, do të vijë drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.
Ndërkaq, në takimet e orës 21:00, në grupin G, kryesuesja pas ndeshjeve të para, Rapidi i Vjenës, viziton Skocinë për t’u ndeshur me Gllasgou Rejnxhërs, ndërsa Spartaku i Moskës, që e humbi ndeshjen e parë, pret në fushën e vet Vijarealin.
Në grupin H, përballja e dy kryesueseve pas ndeshjeve të para, Eintrahtit të Frankfurtit dhe Lacios, do të vijë drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, ndërsa në duelin tjetër, Apoloni i Limasolit pret në fushën e vet Olimpikun e Marsejës.
Beshkiktashi dhe Genku, që kryesojnë grupin I me pikë të plota pas ndeshjeve të para, vizitojnë përkatësisht suedezët e Malmoes dhe norvegjezët e Sarpsborg 08-ës, ndërsa në grupin J, Sevilja dhe Krasnodari, që i kanë fituar ndeshjet e para, përballen me njëra-tjetrën në Spanjë,.
Në duelin tjetër, Standardi i Liezhit pret në Belgjikë turqit e Akhisarsporit. Dhe, së fundi, në grupin L, BATE Borisovi dhe Çellsi, që i kanë fituar takimet e para, presin në shtëpi përkatësisht grekët e PAOK-ut të Selanikut dhe hungarezët e Vidit.