Takimet e orës 18:55, dominojnë vendaset, vetëm një barazim e 24 gola

Share Button

AlbanianSport.com 21/02/2019 20:45

ASNN – Ekipet pritëse fitojnë 7 nga 8 ndeshje, ka vetëm një barazim, por ka bollëk golash, plot 24. 8 takimet e para të kthimit të turit të 32-shes së Ligës së Evropës janë luajtur duke nisur nga ora 18:55 dhe janë njohur edhe 8 skuadrat që kualifikohen për në turin tjetër. Kështu, kanë qenë mjaft bujare në gola 8 takimet e orës 18:55, të Ligës së Evropës, pasi në to u shënuan plot 24 gola, pra 3 gola për ndeshje, ndërsa interesant është fakti se, për më tej, u kualifikuan ekipet vendase.

Vetëm njëri prej tyre përfundoi në barazim, ai midis Vijarealit dhe Sportingut të Lisbonës u mbyll me shifrat 1-1. Një rezultat ky që kualifikon për më tej spanjollët, të cilët e kishin fituar me një gol të vetëm takimin e para një jave në Portugali. Rezultatin e para një jave, atë fitore 3-1 të arritur në Zvicër përballë Zyrihut vendas, e mbrojti edhe Napoli, që vijoi të fitonte 2-0 në shtëpi, ashtu sikundër bëri edhe Valencia, që në Skoci pati korrur një fitore të pastër, 2-0 ndaj Sëlltikut.

Ajo ka vijuar ta fitojë edhe ndeshjet e kthimit në “Mestaja” me një gol të vetëm. Ndërsa Eintrahti i Frankfurtit, që ishte ndalur në një barazim 2-2 në Ukrainë përballë Shahtjorit të Donjeckut në takimin e parë, vijoi të fitonte 4-1 në fushën e vet, duke siguruar vendin në turin e 16-shes. Ndërkohë, 4 skuadrat e tjera të kualifikuara i përmbysën humbjet e pësuara në ndeshjet e para dhe kështu bëri Dinamo e Zagrebit, që fitoi 3-0 në Kroaci ndaj Viktorias së Plzenjit.

Duke e bërë të pavlefshme fitoren 2-1 të çekëve në takimin e parë. Kështu bëri edhe Salcburgu, që la pas humbjen 1-2 në takimin e parë në Belgjikë, për të mposhtur 4-0 Klyb Bryzhin. Po kësthu, si Arsenali, ashtu edhe Zeniti i Shën Pjetërburgut i lanë pas humbjet minimale të pësuar në ndeshjet e para, përkatësisht në Bjellorusi dhe në Turqi, duke vijuar të fitojnë në shtëpi përkatësisht 3-0 ndaj BATE Borisovit dhe 3-1 ndaj Fenerbahçes.

Si përfundim, 8 skuadrat që u kualifikuan për më tej nga ndeshjet e kthimti të orës 18:55 të turit të 32-shes së Ligës së Kampioneve janë Dinamo e Zagrebit, Salcburgu, Napoli, Eintrahti i Frankfurtit, Valencia, Zeniti i Shën Pjetërburgut, Vijareali dhe Arsenali.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh