Taekuondo (World) / Kupa e Shqipërisë 2016 shpall fituesit e saj

Share Button

taekuando-salla-2-asllan-rusi

Gjergj Vyshka 26.11.2016 10:50

Federata Shqiptare e Taekuondosë në versionin “World”, ka zhvilluar dje në sallën Nr. 2 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” Kupën e Shqipërisë në të cilën kanë marrë pjesë 19 ekipe. Dhe ato ishin Tirana, Dinamo, “Elite Sport Akademi”, “Smart”, Kamza, Shqiponjat, “San Rai”, “Oaz”, Korabi, Apolonia, Besëlidhja, Qendra Taekuondo, “Gladiator”, “Alpin”, “Top Gym Sport”, “Tae Kik”, “Ortek”, Vllaznia dhe Studenti.

Sipas informacionit që ka dhënë në përfundim të veprimtarisë Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Taekuondosë (W), Arben Markaj, të 19 këto klube kanë sjellë 344 sportistë, ndërsa është konkurruar në katër kategori moshash; fëmijë, paratërinj, të rinj dhe të rritur. Sipas Markajt, veprimtaria është karakterizuar nga lufta e fortë sportive, ndërsa kërkesa për trofe i ka bërë më të bukura ndeshjet për të rritur dhe për të rinj.

Për të rritur vendi i parë i ka takuar Tiranës me trajnere Arjola Zhegun, e cila ka lënë nga pas Qendrën e Taekuondosë, me trajner Endrid Hoxhën, dhe Vllazninë, me trajner Elion Puka. Tirana është dalluar dhe tek të rinjtë, por nuk ka mundur në fund të dalë fitues ndaj “Ortekut”, që kështu ka merituar Kupën e Shqipërisë për këtë kategori moshe.

Një punë e mirë e trajnerit Julian Caca, ndërsa në vendin e dytë është renditur Tirana dhe në vendin e tretë për të rinj Apolonia me trajner Visar Pitushi. Ndërkohë për paratërinj fituese e Kupës së Shqipërisë është “Gladiator”-i, me trajner Angjelin Mrrukun, që ka lënë nga pas “Shqiponjën” me trajner Sokol Cera, dhe “Ortekun”. E për fëmijë, fitues ka dalë “Elite Sport Akademi” me trajner Arben Merkaj.

Në vendin e dytë për fëmijë “Top Gym Sport” me trajner Leonidha Kaprin e në vendin e tretë “Orteku”. Pra parë kështu Orteku me një titull “kampion” për të rinj, me një vend të dytë për fëmijë dhe një vend të tretë për paratërinj duket se ka qenë skuadra më e mirë e Kupës së Shqipërisë. Ndërkohë janë shpallur dhe sportistët më të mirë të veprimtarisë sipas kategorive.

Ata janë, për të rritur Elord Gjana (Ortek), për të rinj Bora Qosja (Vllaznia) dhe Ronald Domi (Studenti) dhe për fëmijë Amar Gjini (Elite Sport Akademi). Një formë të mirë ka paraqitur dhe Romario Ndoka i Dinamos me trajner Elvis Vulka, që në peshën e tij është shpallur fitues. Këtu Federata Shqiptare e Taekuondosë ka mbyllur veprimtaritë për vitin 2016.

Më 17 dhe 18 dhjetor 2016, gjithnjë sipas Markajt, do të zhvillohet një kurs teknik për trajnerë e gjyqtarë me mbështetjen e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, kurse më 28 dhjetor 2016 do të jetë Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Taekuondosë World. “Jo vetëm kaq, – thotë Markaj, – por më 25 dhjetor 2016 do të organizojmë një simpozium “20 vjet Federata Shqiptare e Taekuondosë (W).”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh