Gjergj Vyshka 28.12.2016 12:05
Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Taekuondosë në versionin “World” ka rikonfirmuar edhe për një mandat 4-vjeçar, Genti Malkon president, i cili ka marrë 17 vota nga 19 delegatë pjesëmarrës.
Për kryesinë e re janë zgjedhur Xhevahir Hysaj, Ylber Çuliqi, Sokol Cera, Visar Pitushi dhe Rovena Marku. Janë miratuar raporti i veprimtarive vjetore dhe ai i financiar, si dhe janë miratuar licencat për gjyqtarët dhe është falur një bazë materiale për Besëlidhjen.
Asamblenë Zgjedhore të Taekuondosë e kanë përshëndetur Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, dhe Drejtori i Sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj.