Gjergj Vyshka 07.05.2017 11:35
Tek fëmijët, vendin e parë e ka marrë “Besa Team” me 35 pikë (3 ari, 4 argjendi). Kurse pas tyre janë renditur “Taekuondo Olimpik Art”, me 17 pikë (2 ari, 1 argjendi) dhe në vendin e 3-të, “Akademia Tiger”, me 16 pikë (2 ari dhe 2 bronzi). Në kategorinë e paratërinjve vendin e parë e ka zënë “Taekuondo Olimpik Art”, e cila ka grumbulluar 36 pikë. E jo vetëm kaq, por ka pasur 5 medalje ari dhe një të bronztë.
Dhe, në vendin e dytë, është renditur “Tirana Tauekondo” e trajneres Arjola Zhegu, me 17 pikë (2 medalje ari, 1 argjendi), kurse në vendin e 3-të, “Anastasov Taekuondo Akademi”, 14 pikë (1 ari, 2 argjendi dhe 1 bronzi). Për të rinj, skuadra më e mirë ka qenë “Macedonia National Team”, me 24 pikë (3 ari dhe 1 argjendi), kurse në vendin e dytë ka qenë “Top Gym Sport”, me 21 pikë (3 ari).
E, në të 3-tin, “Akademia Tiger”, 13 pikë (1 ari, 1 argjendi dhe 3 bronzi). Tek të rriturit, skuadra më e mirë ka qenë Tirana me 26 pikë (3 ari, 1 argjendi dhe 1 bronzi), që ka lënë më pas “Besa Team”, me 14 pikë (2 ari) e “Macedonia National Team”, me 11 pikë (1 ari dhe 1 argjendi). E kështu mes të tilla rezultateve duket se “Top Tirana Open” do të vijojë të bëjë histori si veprimtari ndërkombëtare.