Gjergj Vyshka 27.03.2017 08:45
Kështu, “Tirana Challenge” në taekuondo në versionin “World”, e ka mbyllur me sukses edicionin e saj të parë, që është zhvilluar të shtunën në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. 400 sportistë kanë përfaqësuar 40 ekipe, të ardhura nga gjashtë shtete në vendin tonë. Dhe kjo është meritë e padiskutueshme e Julian Cacës, trajnerit të Ortekut, që synon ta kthejë të përvitshëm këtë veprimtari.
Një veprimtari që ka nisur në ora 09:00 të mëngjesit dhe ka përfunduar në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës, ndërsa kanë qenë të pranishëm 15 ekipe nga Shqipëri, 8 ekipe nga Kosova, 6 ekipe nga Mali i Zi, 8 ekipe nga Greqia, 1 nga Serbia. Dhe ajo që ka bërë çudinë ka qenë dhe një skuadër afrikane e ardhur nga Sejshellet. Të gjithë së bashku kanë konkurruar në kategorinë e fëmijëve, paratërinjve ose paratërinjve.
Por edhe në atë të rinjve dhe të rriturve. Dhe, në këtë veprimtari, Caca ka pasur mbështetjen e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Bashkisë së Tiranës, Federatës Shqiptare të Taekuondosë, si dhe biznesit. Për të gjithë këtë sukses dhe vetë Caca ka qenë më shumë se sa i kënaqur, sepse ato që kanë marrë pjesë janë larguar me një përshtypje të mirë nga mikpritja, pa harruar që gjithçka ishte garanci për ta vijuar këtë veprimtari dhe në vitet në vazhdim