Gjergj Vyshka 11.01.2016 08:45
Shoqata sportive “Top Gym Sport: dhe drejtuesi i saj, Leo Kapri, kanë deklaruar se më 7 maj të këtij viti në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” do të zhvillohet turneu i pestë ndërkombëtar i hapur.
“Top Tirana Open” është një turne i hapur ndërkombëtar për të gjitha kategoritë e moshave, ndërsa ashtu sikurse edhe herët e tjera pritet të ketë një pjesëmarrje të madhe nga shtetet evropiane.
Gjithashtu pritet të ketë edhe një seri medaljesh nga taekuondistët shqiptarë, të cilët tashmë janë duke kërkuar edhe kualifikimin me normë për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.
Nëse ndodh, ndërsa fundjavën e ardhshme në garë në Stamboll do të jenë Demneri, Aliu dhe Çekaj, gara e hapur ndërkombëtare e Tiranës me 7 maj do të jetë edhe si një përgatitje shtesë për Lojërat Olimpike.
Megjithatë tashmë është fakt i kryer, turneu i pestë i hapur ndërkombëtar në taekuondo (World) do të zhvillohet më 7 maj.