AlbanianSport.com 08.01.2015 22:35
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka bërë të ditur se në Kozani të Greqisë, nga data 1, deri më 5 janar 2015, është zhvilluar kampin stërvitor ndërkombëtar në taekuondo (World). Një kamp stërvitor, i cili është organizuar në prag të Turneut Ndërkombëtar i Hapur i Greqisë, që do të zhvillohet në Selanik, nga data 15, deri më 18 janar 2015. Turneut Ndërkombëtar i Hapur i Greqisë është një veprimtari në të cilin sportistët grumbullojnë pikët për t’u kualifikuar me normë për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.
Në këtë kampionat, të paktën dhe sipas informacioneve që vijnë nga organizatorët, janë të regjistruar 1400 sportistë nga 80 shtete. Sakaq kampi stërvitor në Kozani të Greqisë është organizuar nga “Makedonian Forza Kozani”, “Danaos Orekastru” dhe “Orestes Vasilis Ksanthi”. Dhe në të ishin të pranishëm 70 sportistë nga Greqia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Shqipëria është përfaqësuar me tre ekipe, të cilat ishin “Top Gym Sport”, “Tirana Taekuondo” dhe “Elite Sport Akademi”.
Madje ka qenë pjesëmarrëse dhe Ada Demneri, e cila është përfituese e bursës olimpike që do të mund të bëjë të mundur përgatitjet e saj dhe kapjen e normës së kualifikimit për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Pjesëmarrësit në këtë kamp u shprehen se për ta ishte një eksperiencë e veçantë, pasi kampi drejtohej nga trajneri i kombëtares së Greqisë, Efremidis Pandelis dhe nga pedagogu në Universitetin e Selanikut, Andreas Kristidis, si dhe nga trajneri i ekipit “Makedonian Force”, Kristos Almasidis.
Eksperienca e fituar ishte shumë e vlefshme për sportistët tanë, ndërsa KOKSH u ka uruar atyre suksese në garat e ardhshme ndërkombëtare, si dhe konkurrim me dinjitet në to me idenë e arritjes së rezultateve të mira.