Gjergj Vyshka 05.12.2015 14:25
Zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Taekuondosë, Leo Kapri, ka lajmëruar se më 17 dhjetor 2016 në Tiranë do të zhvillohet testimi për gradën CUP për trajnerët e këtij sporti.
Ky testim, që nis në ora 17:00 dhe përfundon në ora 20:00, do të bëhet në palestrën e “Top Gym Sport” në kryeqytet, që kështu kërkon t’i japë më shumë gjallëri këtij sporti në vend.
Ndërkohë, shqiptarët janë gati për Ballkaniadën, duke shpresuar të sjellin medalje siç dhe bënë në Evropianin e fundit me Egers Aliun.
Ndërkohë ajo që duhet evidentuar është fakti se kombëtarja jonë është pritur dhe është shoqëruar me masa të rrepta policore duke i ruajtur kuqezinjtë nga ndonjë racizëm, apo radikalizëm i momentit.