Gjergj Vyshka 12.01.2014 23:40
Kupa e Evropës e Klubeve në Taekuondo nuk ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme për “Top Gym Sport”.
Në grupmoshën e paratërinjve, në peshën 61 kg, Julian Selenica është mundur nga rusi Tigiev Azamat thellësisht, 2-17.
Ndërkohë për të rinj në raundin çerekfinal, në peshën 68 kg, Donaldo Dizdari ka bërë një ndeshje të mirë, ndërsa është mundur ngushtësisht 6-7 nga turku Ozel Nuri.
Përgjithësisht një veprimtari e mirë i taekuondistëve të Top Gym Sport, me një vend të tetë të Ada Demnerit.