AlbanianSport.com 27.11.2014 14:40
ASNN – E diela në Lezhë ka qenë e mbushur me aktivitete sportive, ndërsa është zhvilluar Kupa e Shqipërisë në Taekuondo World për të gjitha grupmoshat. Sipas informacionit që ka dhënë për mediet sportive sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Taekuondosë, Arben Markaj, në këtë aktivitet kanë marrë pjesë 14 ekipe, të cilat kanë sjellë 160 sportistë, që nga të rriturit e deri tek fëmijë. Madje 19 prej tyre kanë qenë femra, ndërsa janë zhvilluar gjithsej 187 ndeshje në të gjitha kategoritë e moshave.
Kupa e Shqipërisë në Lezhë është zhvilluar në bashkëpunim të plotë mes Federatës Shqiptare të Taekuondosë dhe shoqatës Besëlidhja Taekuondo me president Martin Markun. Në ceremoninë e hapjes së aktivitetit kanë qenë të pranishëm dhe kanë përshëndetur përfaqësuesi i drejtorisë arsimore në Lezhë, Bardh Dedgjoni, ndërsa të pranishëm kanë qenë dhe disa kuadro të sportit në këtë qytet.
Të tillë si Altin Shtjefni (trajneri i mundjes), Dritan Suli (trajneri i karatesë), apo dhe përfaqësuesi i Departamentit të Aktiviteteve sportive në qarkun e Lezhës, Salvador Gjeçi. Sakaq ndeshjet janë gjykuar nga Elona Kapri, Armando Hoxha, Gledis Gjata, Vlear Bekteshi, Bledar Vukaj. Në përfundim Vllaznia për të rritur, Tirana për të rinj, “Top Gym Sport” për paratërinj dhe Elite Sport Akademi për fëmijë janë fituesit e Kupës së Shqipërisë në Taekuondo World për vitin 2014.
Rezultatet teknike të
Kupës së Shqipërisë
në Taekuondo
Të rritur:
Pesha -63 kg Adien Bajrami (Tirana)
Pesha -68 kg Arsid Loshi (Tirana)
Pesha -74 kg Ditmir Vodinaj (Vllaznia)
Pesha -80 kg Sebastian Smakaj (Vllaznia)
Pesha +87 kg Gëzim Ferhati (Vllaznia)
Të rritura:
Pesha -49 kg Esiola Cocaj (Vllaznia)
Pesha -57 kg Fabiola Brahja (Tirana)
Pesha -62 kg Desara Duka (Tirana)
Si ekip: Vllaznia
Sportisti më i mirë: Ditmir Vodinaj (Vllaznia)
Të rinj:
Pesha – 45 kg Diamant Mbreshtani (Tirana)
Pesha – 48 kg Genti Skana (Studenti)
Pesha – 51 kg Besarb Hykollari (Tirana)
Pesha – 55 kg Jurgen Markaj (Tirana)
Pesha – 59 kg Juirdo Cani (Tirana)
Pesha – 63 kg Lutmir Kadilli (Tirana)
Pesha – 68 kg Emre Akturk (Vllaznia)
Pesha – 73 kg Rei Thanasaj (Oaz)
Pesha – 78 kg Edison Shuka (Vllaznia)
Pesha + 78 kg Anxhelo Koçibelli (Vllaznia)
Të reja:
Pesha – 45 kg Megi Dervishi (Elbasani)
Pesha – 59 kg Dea Tërbuni (Vllaznia)
Si ekip: Tirana
Sportisti më i mirë: Juirdo Cani (Tirana)
Para të rinjtë:
Pesha – 33 kg Gera Bardhi (Vllaznia)
Pesha – 37 kg Silian Gjoka (Top Gym Sport)
Pesha – 41 kg Qamil Ertekin (Elite Sport Akademi)
Pesha – 45 kg Kevin Trifoni (Elite Sport Akademi)
Pesha – 49 kg Arlind Lushaj (Top Gym Sport)
Pesha – 53 kg Ariel Rrushi (Top Gym Sport)
Pesha – 57 kg Julian Selenica (Top Gym Sport)
Pesha – 61 kg Lion Zmajli (Vllaznia)
Pesha +65 kg Sead Nikshiqi (Vllaznia)
Para të reja:
Pesha – 59 kg Anisa Aliaj (Kamza)
Si ekip: Top Gym Sport
Sportistja më e mirë: Genajda Malaveci (Sui Ryn)
Fëmijë A (10-11 vjeç) / Djem
Pesha -29 kg Daniel Reçi (Vllaznia)
Pesha – 31 kg Sebastian Përvathi (Besëlidhja)
Pesha – 33 kg Bojken Gjata (Elbasani)
Pesha – 36 kg Orseld Shkalla (Top Gym Sport)
Pesha – 40 kg Jusuf Erbash (Elite Sports Akademi)
Pesha – 44 kg Andrea Vito (Sun Ruy)
Pesha – 48 kg Gjovan Deda (Besëlidhja)
Fëmijë A (10-11 vjeç) / Vajza
Pesha – 59 kg Genajda Malaveci (Sun Ruy)
Fëmijë B (8-9 vjeç) / Djem
Pesha – 25 kg Florian Përvathi (Besëlidhja)
Pesha – 27 kg Osvaldo Zhuzhi (Top Gym Sport)
Pesha – 29 kg Amir Brahimi (Vllaznia)
Pesha – 31 kg Klaert Godine (Alpin Durrës)
Pesha – 33 kg Fabian Myrtezai (Elite Sport Akademi)
Pesha – 36 kg Rais Sallagaj (Vllaznia)
Pesha – 40 kg Ardit Alimadhi (Elite Sport Akademi)
Fëmijë B (8-9 vjeç) / Vajza
Pesha – 27 kg Erilda Rrushi (Top Gym Sport)
Pesha – 40 kg Arsiaha Hasani (Vllaznia)
Fëmijë C (6-7 vjeç) / Djem
Pesha – 23 kg Fjordi Lika (Elite Sport Akademi)
Pesha – 25 kg Arbec Çipa (Elite Sport Akademi)
Pesha – 29 kg Alden Drago (Top Gym Sport)
Pesha – 31 kg Henris Hakshia (Alpin Durrës)
Fëmijë C (6-7 vjeç) / Vajza
Pesha – 21 kg Prena Marku (Besëlidhja)
Si ekip: Elite Sport Akademi
Sportisti më i mirë: Jusuf Erbash (Elite Sport Akademi)