Gjergj Vyshka 17.12.2015 17:55
“Si ka mundësi që një kategori të fillojë dhe të mbarojë 4 ndeshje për 20 min!!! – ka shtruar pyetjen kryetrajneri i “Top Gym Sport”, Leo Kapri. – A mundet një fëmije t’i kërkohet të bëjë 4 ndeshje në një kohë kaq të shkurtër!? Ftesa e pjesëmarrjes që ju është dërguar është e njëjta e vitit të kaluar, e cila nuk ka pasur datën e organizimit të veprimtarisë, nuk ka pasur asnjë shpjegim për mënyrën e gjykimit dhe nuk ka pasur asnjë plan organizimi për veprimtarinë. Janë paguar 200 mijë lekë të rinj nga llogaria e dytë e FSHT-së për 4 gjyqtarë që kishin ardhur nga Mali i Zi, ku vetëm dy prej tyre ishin të atillë.”
“Në tapetin nr. 3, gjykimi nuk u bë nga gjyqtarë të klasit A, B, C, Ç, D etj, por nga sportistët dhe nga një kalimtar i rastit, të cilin herë pas herë duhet ta zgjonin me shenja gishtash për t’i dhënë të kuptojë se kujt duhet t’ia japi fitoren, – ka vijuar ai. – Në tapetin Nr. 2 në të cilin po gjykoheshe me një sistem shekullor, gjyqtar kishin marrë urdhër se nuk duhet t’i jepej shumë rëndësi faulleve të sportistëve, apo kërkesave të trajnerëve. Sepse nëse do të gjykohej në mënyrë e duhur atëherë do të vonoheshin për mbarimin e veprimtarisë. Si ka mundësi që të disponosh një sistem elektronik dhe të mos e veshë në funksion atë?”
“Në kategorinë e të rriturve u vendosën “trasmetorët”, por nuk u kontrollua niveli i forcës së tyre, ndërsa niveli ishte 21 kilo-njuton, që nuk përdoret as për fëmijë, – ka specifikuar Kapri. – A mund të quhet ndeshje një garë e cila zgjat vetëm 2 raunde nga 60 sekonda?! Në asnjë veprimtari nuk jepen 3 medalje, kjo ndodh vetëm në Lojërat Olimpike, atje ku dy vendet e treta ndeshen me njëra tjetrën për të shpallur fituesin.” Kësisoj Federata Shqiptare e Taekuondosë World është vënë përsëri nën akuzë nga Leo Kapri…