Gjergj Vyshka 13.02.2015 16:10
Julian Selenica, taekuondoisti i peshës 61 kg në grupmoshën e paratërinjve, ka marrë medalje argjendi në turneun ndërkombëtar të Antalias për kategorinë e garave “G1”.
Pavarësisht se ka pasur përballë një kundërshtar rus, i cili e ka mundur 17-2, edhe duke qenë vetëm dy vetë në peshë, atëherë Selenica ka qenë fituesi i medaljes së argjendtë.
Për “Top Gym Sport” kjo është medalja e dytë e argjendtë në aktivitetet ndërkombëtare, kur më pas një të tillë e kishte fituar dhe Donaldo Dizdari në peshën 68 kg për të rinj.
Ndaj dhe në të tilla kushte, veprimtaria mund të quhet e suksesshme.