Gjergj Vyshka 14.12.2015 18:45
Ashtu sikurse ishte dhe lajmëruar më parë, Federata Shqiptare e Taekuondosë në versionin ITF me president Bujar Çaushaj ka zhvilluar veprimtarinë e saj të parë ndërkombëtar, që ka qenë i hapur. Një veprimtari, e cila ka pushtuar Sallën Sportive “Farie Hoti” në kryeqytet, ndërsa në të përveç Shqipërisë dhe Kosovës kanë marrë pjesë edhe nga Maqedonia, Gjermania, Greqia, Italia dhe Republika Çeke. Në total, sipas informacionit që ka dhënë Çaushaj, kanë qenë 200 sportistë dhe 40 gjyqtarë.
Nuk duhet harruar që për Shqipërinë janë bërë bashkë 25 ekipe, të cilat kanë bërë bashkë një paraqitje shumë të mirë. Tek brezat e zinj janë dalluar Xhekson Didini, Dorjan Potka, Filip Josipovski dhe Fatjon Gjiza. Në kategori të veçanta ka pasur shumë medalje. Kështu për “zogjtë” janë dalluar Ana Zikaj e “Ari Kuan Master”, Emigres Shkopeti, Alda Sallari e Vlorës dhe Viola Hoxha e Vorës. Për “dragonjtë”, Orgito Ziraj i “Adi Kuan”-it, tek “shpresat” Filip Josipovski, kurse tek të rinjtë Jozefino Hila.
Veprimtaria ka qenë i mbështetur nga kompania e prodhimit të makinave “Peugeot”, si dhe ajo e sigurisë “Arb Security”. Pa thënë që ka pasur edhe një vetëfinancim nga Federata Shqiptare e Taekuondosë në kushtet kur nuk ka marrë buxhet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. “Në përgjithësi ka qenë një veprimtari shumë të gjithë kanë mbetur të kënaqur, aq sa kanë premtuar që vitin e ardhshëm të vijnë me një numër më të madh”, – ka përfunduar presidenti Bujar Çaushaj, ndërsa Ari Master Akademi ka marrë edhe numrin më të madh të medaljeve në këtë veprimtari.