AlbanianSport.com 11/12/2017 08:25
ASNN – Federata Shqiptare e Taekuondosë në versionin ITF, ka zhvilluar veprimtarinë e fundit për vitin 2017, ndërsa bëhet fjalë për Kampionatin e 23-të Kombëtar dhe Turneun e 3-të Të Hapur. Në të kanë marrë pjesë 25 skuadra, që ishin:
“Ari Master Akademi”, “Adi Kuan”, “Apolonia Kuan” me dy ekipe, “Kim Sport Akademi”, “Alpin Taekuondo”, “Taulant Kuan”, “Shoqata e Sporteve Taekuondo ITF”, “Akademia e Arteve Marciale Korçë”, “Sport Akademi Vorë”, “Palestra Star Gym”, “Kapri Taekuondo & Kung Fu”, “Atletik Top Gym”, “AMA Universiteti i Sporteve”, “Tomori Kuan, “Sport Akademi & Taekuondo ITF”, “Sport & Arte Marciale Dajti”, “Palestra Shqipnia”, Federata e Taekuondosë së Greqisë, “Kuaran Taekuondo ITF” e Ohrit, Federata e Taekuondosë së Kroacisë, Kosova Taekuondo ITF dhe Federata e Taekuondosë së Kanadasë.
Është konkurruar nga mosha 5 deri në 55 vjeç, ndërsa kategoritë ishin zogjtë, dragojtë, fëmijët, shpresat, të rinjtë, të rriturit dhe zotërinjtë. Madje është konkurruar në demonstrim dhe dyluftim. Ndërkohë presidenti i Federatës Shqiptare të Taekuondosë ITF, Bujar Çaushi, i është gëzuar masivitetit të këtij sporti.
“Pozitiviteti i kësaj veprimtarie, – thotë Çaushi për “Sport Ekspres”, – është fakti se ka më shumë pjesëmarrje, që do të thotë se masiviteti është i madh, ndërsa do të kemi një mori veprimtarish për vitin 2018 duke shpresuar se do të kemi një mbështetje më të madhe nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.”