Gjergj Vyshka 06.02.2016 17:05
Dje është prezantuar edhe sekretari i ri i përgjithshëm i kësaj Federate, që është Maksim Kola, i cili përpara të pranishmëve ka thënë: “Unë kam qenë pjesë e kësaj Federate deri më 2008-ën. Por sot që kthehem e shoh më të fortë dhe më të zgjeruar në anëtar. Shpresoj që të gjithë së bashku të bëjmë më të mirën për ta ngritur në nivele më të larta këtë sport të ri në vendin tonë”.
Federata Shqiptare e Taekuondosë ITF ka bërë edhe një preventiv për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për “grant”-in e vitit 2016, që sipas përllogaritjeve është në shumë 32 milion lekë. Mirëpo tashmë duhet parë se sa Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS), apo dhe drejtoria e sportit në këtë dikaster, do ta marrë seriozisht.
Sepse u bë kohë që kjo Federatë nuk përfiton asgjë financiarisht, përveçse “tek-tuk” me ndonjë projekt. Megjithatë nëpërmjet seminarit teoriko-praktik, diplomave, apo dhe gjithçkaje tjetër Federata Shqiptare e Taekuondosë ITF ka festuar 21-vjetorin e themelimit të saj.