Gjergj Vyshka 14.05.2016 17:05
Federata Shqiptare e Taekuondosë në versionin ITF do të zhvillojë këtë të diel edicionin e 21-të të Kupë së Shqipërisë, e cila do të bëhet në Kuçovë nën kujdesin e Bashkisë së këtij qyteti.
Në të do të marrin pjesë 26 ekipe, 22 gjyqtarë, 26 trajnerë. Dhe të gjithë bashkë do të sjellin 200 sportistë. E kjo Kupë e Shqipërisë, përveç mbështetjes së Bashkisë së Kuçovës, është dhe nën sponsorizimin e një numër subjektesh biznesi.
Të tilla si “ARB Security”, “Kompleksi Oslo”, “Sigal Uniqa Group Austria”, Shkolla Jo publike “Kristaq Rama” dhe Akademia Profesionale “Elita”. Dhe kjo veprimtari do të zhvillohet në Palestrën “Piramida” Kuçovë.