Taekuondo ITF / Federata kërkon më tepër formalizim të klubeve

Share Button

Taekuondo-ITF-logo-Federata

Gjergj Vyshka 18.01.2015 17:55

Presidenti i Federatës Shqiptare të Taekuondosë, Ardjan Çaushi, ka kërkuar që një herë në muaj të mblidhen të gjithë, sepse do të jetë një reklamë e mirë për këtë sport. “Ne duhet të stërvitemi bashkë, të kemi një teknikë të përbashkët, – ka thënë ai. – Sepse kur jemi të gjithë bashkë e bëjmë dhe më mirë këtë sport”. Sakaq të gjithë anëtarëve të Federatës Shqiptare të Taekuondosë ITF i është kërkuar, sidomos trajnerëve, hapja dhe komunikimi nëpërmjet postës elektronike me adresat e “e-mail”-it.
Jo vetëm kaq, por të kenë dhe një numër llogarie, sepse nëpërmjet veprimeve bankare të kryhen regjistrimet, licencimet, apo gjithçka tjetër që ka të bëjë me pjesëmarrjet në aktivitetet kombëtare. Gjithashtu është këmbëngulur në kthimin dhe regjistrimin e shoqatave në gjykatë, si dhe me këmbëngulje hapja e shpeshtë e faqes zyrtare në internetit.
Madje nisur dhe nga aktiviteti i hapur në Korçë, zhvilluar vitin e kaluar, Federata Shqiptare e Taekuondosë ITF ka këmbëngulur që të gjithë instruktorët të mund të bëjnë aktivitete të tilla në qytetet e tyre për të mos mbetur vetëm tek Kupa e Shqipërisë dhe kampionati kombëtar i të rriturve. Ndërkohë Federata Shqiptare e Taekuondosë, pas mbarimit të mandatit të presidentit Ardjan Çaushaj, është në kërkim të presidentit të ri.
E për rrjedhojë plotësimi dhe zgjedhja në komisionet drejtuese, që kanë qenë në postet e drejtorit teknik, trajnerit të kombëtares, kryegjyqtarit të garave, apo dhe plotësimit të komisionit të medias dhe zhvillimit ka mbetur pezull. “Ne kemi tre kandidatura. Do t’i mbledhim një ditë dhe do t’i dëgjojmë dhe më pas do të vendosim. E vetëm pasi të jetë zgjedhur presidenti, atëherë do të mund të marrin formë zyrtare dhe komisionet që ne kërkuam të zgjidhnim dje”, ka përfunduar mjeshtër Bujar Çaushi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Karate / Mikela Skandaj, premtimi i madh kuqezi në artet marciale

Karate / Mikela Skandaj, premtimi i madh kuqezi në artet marciale

AlbanianSport.com 03/03/2024 13:45 ASNN – Turneu Ndërkombëtar i Trevizos në karate, Mikela Skandaj

Kosovë / Trajneri Kuka: Xhudistët e mi më befasuan për mirë në Paris

Kosovë / Trajneri Kuka: Xhudistët e mi më befasuan për mirë në Paris

AlbanianSport.com 04/02/2024 20:50 ASNN – Dy medalje e plot gjëra pozitive, Driton Kuka largohet

Xhudo / Nora Gjakova, vetëm e 5-ta në Paris, Loxha “rrëzohet” shpejt

Xhudo / Nora Gjakova, vetëm e 5-ta në Paris, Loxha “rrëzohet” shpejt

AlbanianSport.com 02/02/2024 23:35 ASNN – Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova, ka zhvilluar betejë

Xhudo / Vjen e arta e parë në turneun e Parisit, ngadhënjen Distria Krasniqi

Xhudo / Vjen e arta e parë në turneun e Parisit, ngadhënjen Distria Krasniqi

AlbanianSport.com 02/02/2024 18:35 ASNN – Për herë të tretë, Distria Krasniqi ka fituar garën më

Xhudo / Kuka: Atmosfera e turneut të Parisit, e dobishme për sportistët tanë

Xhudo / Kuka: Atmosfera e turneut të Parisit, e dobishme për sportistët tanë

AlbanianSport.com 01/02/2024 17:40 ASNN – Vjet Kosova ishte përfaqësuar në “Grend Slem”-in e Parisit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh