Taekuondo ITF / Bujar Çaushi, “kampion” & “nënkampion” i Evropës

Share Button

Taekuondo-ITF-logo

Gjergj Vyshka 06.08.2015 14:35

Mjeshtëri i Taekuondosë ITF, me brezin e zi “6 dan”, në kategorinë e peshës trupore deri në 70 kg ka ardhur me dy medalje nga veprimtaria e mbajtur në Kishinjev të Moldavisë. Bujar Çaushi, mjeshtëri i Taekuondosë ITF, me brezin e zi “6 dan” në peshën 70 kg është Kampion dhe nënkampion Evrope. Kështu ka ndodhur në Kampionatin Evropian, që u zhvillua në Kishinjev të Moldavisë, nga data 23, deri më 27 korrik 2015.

Në fakt kjo ka qenë një veprimtari e parashikuar në kalendarin vjetor të Federatës Shqiptare të Taekuondosë. Por për mungesë fondesh, gjithnjë sipas informacionit që ka mbërritur dje nga Federata Shqiptare e Taekuondosë, Shqipëria nga pesë sportistë të parashikuar ka pasur vetëm një pjesëmarrës, që ishte Bujar Çaushi. Në Kampionatin Evropian të Kishinjevit kanë marrë pjesë 30 shtete, të cilat sollën 400 sportistë profesionistë, që kishin breza të zinj, nga “1 dan” deri në “6 dan”.

Garat konkurruese në këtë kampionat ishin dyluftimet, ushtrimet, teknikë speciale dhe teknikë force. Eksperienca disavjeçare e këtij mjeshtri, por mbi të gjitha përgatitja tre mujore përpara kampionatit bën të mundur dhe suksesin e tij me një medalje të artë dhe një të argjendtë. Nuk duhet harruar që Çaushaj ka bërë një stërvitje intensive 70-ditëshe në Shqipëri, si dhe 20 ditë jashtë vendit. Dhe, duke qenë se është me gradën “6 dan”, Çaushaj stërvitjet e fundit i ka bërë me trajnerët Trevor Nikolls, brezi i zi 9 dan, dhe Maurizio Trojano brezi i ri 7 dan. Ndërkaq pjesëtarëve të tjerë të kësaj Federate si Ardian Çaushaj, që është presidenti i Federatës Shqiptare të Taekondosë, Xhekson Titinit, Emiljan Kukës, Ani Fekollarit, Donjan Zhapajt, Manuel Gaxhajt dhe Elefteria Papadhopulit nuk iu dha mundësia për të konkurruar në këtë garë. “Aktivitetet e ndryshme, si dhe eksperienca mbresëlënëse me fitoret në Kampionatin Evropian na stimulojnë që të jemi të organizuar dhe të vazhdojmë aktivitetet tona për vitin në vazhdim”, ka përfunduar Bujar Çaushaj, Kampion dhe Nënkampion Evrope në Kisinau të Moldavisë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Karate / Mikela Skandaj, premtimi i madh kuqezi në artet marciale

Karate / Mikela Skandaj, premtimi i madh kuqezi në artet marciale

AlbanianSport.com 03/03/2024 13:45 ASNN – Turneu Ndërkombëtar i Trevizos në karate, Mikela Skandaj

Kosovë / Trajneri Kuka: Xhudistët e mi më befasuan për mirë në Paris

Kosovë / Trajneri Kuka: Xhudistët e mi më befasuan për mirë në Paris

AlbanianSport.com 04/02/2024 20:50 ASNN – Dy medalje e plot gjëra pozitive, Driton Kuka largohet

Xhudo / Nora Gjakova, vetëm e 5-ta në Paris, Loxha “rrëzohet” shpejt

Xhudo / Nora Gjakova, vetëm e 5-ta në Paris, Loxha “rrëzohet” shpejt

AlbanianSport.com 02/02/2024 23:35 ASNN – Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova, ka zhvilluar betejë

Xhudo / Vjen e arta e parë në turneun e Parisit, ngadhënjen Distria Krasniqi

Xhudo / Vjen e arta e parë në turneun e Parisit, ngadhënjen Distria Krasniqi

AlbanianSport.com 02/02/2024 18:35 ASNN – Për herë të tretë, Distria Krasniqi ka fituar garën më

Xhudo / Kuka: Atmosfera e turneut të Parisit, e dobishme për sportistët tanë

Xhudo / Kuka: Atmosfera e turneut të Parisit, e dobishme për sportistët tanë

AlbanianSport.com 01/02/2024 17:40 ASNN – Vjet Kosova ishte përfaqësuar në “Grend Slem”-in e Parisit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh